Refund policy

POLITIKA E NDËRRIMIT TË PRODUKTEVE

 

Ndërrimi i produktit mund të bëhet brenda 24 orëve nga pranimi i porosisë, me kusht që produkti të jetë i papërdorur, i padëmtuar dhe në gjendjen e tij origjinale.

Produkti mund të ndërrohet me një produkt tjetër me vlerë të njëjtë ose më të lartë. Nëse produkti i ri ka vlerë më të lartë, klienti paguan diferencën.

Produktet e personalizuara dhe produktet e punuara me porosi nuk ndërrohen.

Për porositë online, kërkesa për ndërrim duhet të bëhet brenda 24 orëve nga pranimi i porosisë. Shpenzimet e transportit për ndërrim mbulohen nga klienti, përveç rasteve kur është dërguar produkti i gabuar ose i dëmtuar.

Kjo politikë zbatohet pa cenuar të drejtat e konsumatorit që garantohen nga legjislacioni në fuqi.